Plane për plazh në fundjavë? Zbuloni si do të jenë temperaturat (Tabela)

Këtë fundjavë do të kemi mbizotërim të kushteve të qëndrueshme atmosferike, falë masave ajrore relativisht të thata.

Moti do të jetë i kthjellët deri në mesdite, më pas zhvillim dhe alternime të vranësirave mesatare deri të dendura ndërsa gjatë natës sërish kthjellime.

Ditën e diel reshje të dobta shiu do të jenë prezente në male në pjesën juglindore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina hera-herës do të jetë me rrahje me shpejtësi deri 13m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.