Aksident i rëndë në Sarandë, raportohet për dy të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Sarandë-Ksamil.

Mësohet se në spital kanë mbërritur dy persona të plagosur, ndërsa dyshohet se ka të aksidentuar të tjerë,

mes të cilëve edhe të vdekur, edhe pse deri tani e pakonfirmuar, raporton News24.

Raportohet se të aksidentuarit janë turistë italianë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca.