24 orë pa sinjal dhe internet, One Albania “zhduk” edhe shërbimin e klientit(Video)

Prej më shumë se 24 orësh mijëra abonentë të kompanisë ONE vazhdojnë të hasin probleme me shërbimin telefonik. Newsbomb denoncoi ditën e djeshme se që prej mesnatës, sinjali telefonik dhe të gjitha shërbimet e tjera ishin jashtë funksionit. Ndonëse, kanë kaluar më shumë se 24 orë i njëjti problem vazhdon dhe ONE ka lënë mijëra qytetarë në terr.

Shërbimi nuk është rikthyer, madje qytetarëve i është hequr edhe e drejta për t’u ankuar në shërbimin e klientit. Kjo pasi numri “123” i vendosur në dispozicion të abonentëve këtë të premte del që nuk ekziston.