Fushë-Krujë, i vihet flaka gjatë natës një makine, zbardhet dëshmia e pronarit

I vihet flaka gjatë natës makinës së Etnor Alushit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Halilaj të Fushë Krujës. Mësohet se mjeti ka qenë i parkuar në oborrin e banesës në momentin që ka shpërhtyer në flakë.

Pronarët kanë dalë nga banesa dhe janë përpjekur që të shuajnë flakët, por ka qenë e pamundur deri në mbërritjen e zjarrfikësve.

Vetë Alushi ka deklaruar në polici se nuk ka konflikte me askënd dhe se makinë ishte lyer me lëndë djegëse.

Sakaq policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 25.08.2023, gjatë natës, në fshatin Halili, në Fushë Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit Xh. A., është djegur automjeti i shtetasit E. A.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve