Dafina bën “lëmsh” rrjetin për të marrë vëmendje për këngën e re?!

Dafina i ka hedhur benzinë zjarrit me disa postime të bëra së fundmi, duke krijuar një lëmsh të vërtet në rrjetet sociale.

Ditën e djeshme, këngëtarja ka bërë një postim në profilin e saj të Instagramit, bashkangjitur të cilit shkruan: “Date Night (Takim romantik).

Vetëm pak minuta më vonë, ajo publikoi një tjetër foto, teksa dukej e përqafuar me një djalë, duke i prerë fytyrat dhe si rezultat të gjithë ngritën aludime se bëhet fjalë për të dashurin e artistes.

Dafina nuk u ndal me kaq, ajo më pas publikoi një tjetër foto, ku zbuloi fytyrat dhe sipas lajmeve që qarkulluan në media, bëhej fjalë për një beznesmen të quajtur Kreshnik Gjergji, për të cilin është përfolur edhe më parë për një lidhje.

Mirëpo një tjetër foto është bërë menjëherë virale në internet, të cilën këngëtarja e ka publikuar kohë më parë, në të cilën shkruan: “cuzinko jem, i miri”.

Ende nuk dihet e vërteta për të gjithë këtë lëmsh që Dafina ka krijuar në rrjet por një gjë është e sigurt, kënga e saj e re e ka marrë vëmendjen e merituar.

Kujtojmë që Dafina dhe DJ Geek i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre pas tre vitesh por pavarësisht kësaj ata ende vijojnë të jenë nëpër koncerte së bashku.