“Oj nanë bre”/ Me shpejtësi 120 km/h xhirron LIVE video për Facebook, por e këson keq i riu

Edhe pse vera shënon numër rekord aksidentesh, përsëri të rinjtë nuk iu ndahen trendeve të rrjeteve sociale duke realizuar video, mirëpop jo të pakta janë shënuar rastet kur vetë drejtuesit e automjeteve kanë pësuar aksidente.

Në një video që qarkullon online njëperson duket që udhëton me 120 km/orë në Rrugën e Kombit.

Nën tingujt e muzikës së Noizy gjithçka duket se shkon mirë vetëm kur në një moment duket që ai humb kontrollin dhe makina del nga rruga.

‘Oj nanë bre’- dëgjohet të thotë gjatë gjithë kohës i riu. Më pas, dëgjohet se atij i vijnë thirrje dhe mesazhe nga persona të ndryshëm, të cilët me siguri kanë qenë duke e ndjekur live dhe kanë mësuar se ai është aksidentuar.