Moti i keq pritet të godasë vendin, Ministria e Mbrojtjes u bën thirrjen e fortë bashkive: Merrni masat për…

Ministria e Mbrojtjes u ka bërë thirrje bashkive të cilat pritet të preken nga moti i keq ditën e nesërme që të marrin masat e nevojshme.

Bazuar në informacionin e marrë nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave, të cilët parashikojnë se gjatë ditës së nesërme pritet të ketë reshje me intensitet të lartë në veri dhe në jug të vendit, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile u bën thirrje bashkive të qyteteve të Tiranës, Shkodrës, Durrësit, Lezhës, Vlorës dhe Fierit që të marrin sa më parë masat e nevojshme për t’u paraprirë përmbytjeve apo rrëshqitjeve të dherave.

Sipas Insitutit të Gjeoshkencave, gjatë ditës së nesërme pritet të ketë reshje me intensitet të lartë në veri dhe në jug të vendit. Në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave, ndërsa në zonat urbane në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje.

Moti i keq bën namin në këtë vend, raportohet për 366 incidente për shkak të stuhisë
Reshjet më intensive do të jenë në qytetet e Tiranës, Fierit, Vlorës, Durrësit, Lezhës dhe Shkodrës, të cilat pritet të shoqërohen dhe me shtrëngata të forta. Ndërsa sot, reshje të lehta priten vetëm në qarkun e Shkodrës.

Gjithashtu, të martën priten dhe ulje të ndjeshme të temperaturave, ku në qytetet bregdetare termometri pritet të shënojë 26 gradë Celcius ndërsa në zonat e ulëta, temperaturat pritet të jenë rreth 28 gradë Celcius.