I vëllai i Klajdit që u vra në Itali: Ishte si baba për mua, telefononte nënën çdo ditë!

Klajdi Bitri, është 23-vjeçari shqiptar i cili u vra pasditen e së dielës në Sirolo, Itali.

I riu punonte në port dhe ishte i integruar me komunitetin e Ankonës, aty ku jetonte.

Bitri u vra nga një algjerian në përpjekje për të mbrojtur një mik italian.

Ky i fundit u sulmua nga algjeriani, dhe më pas Bitri u fut në sherr për të shpëtuar shokun.