Prindërit e saj festuan 30-vjetorin e martesës, Kiara Tito poston fotot e para

Përmes postimeve në rrjetet sociale, Kiara Tito zbuloi se dita e martë, 29 shtator, ishte shumë e rëndësishme për të pasi prindërit e saj festonin 30-vjetorin e martesës.

E për të festuar dashurinë, ata kanë organizuar një festë të madhe me njerëzit e tyre të zemrës. E sigurisht që ka marrë
vëmendje të madhe duke qenë se fansat e moderatores së njohur ishin të interesuar që të dinin çdo detaj.

Ndërkohë fotot e para i ka publikuar partneri i Kiarës, Luiz Ejlli. Fillimisht këngëtari i dashur për publikun postoi një foto me Titon, ku të dy shfaqeshin të kuruar në çdo detaj dhe shumë elegantë. Më pas ai postoi edhe një foto me nënën e tij.

Ndërkohë ditën e sotme, Kiara ka vendosur që të postojë disa imazhe nga festa e madhe për 30-vjetorin e martesës së prindërve. Në pozat në fjalë, Tito shfaqet me mamanë, babain dhe vëllain. E sigurisht nuk mungojnë as fotot me Luizin.