I dëmshëm, apo i dobishëm? Ekspertët flasin për gjumin e pasdites

Disa prej nesh kanë mendimin se gjumi i pasdites më tepër të lodh se sa të çplodh, por a është vërtetë kjo?

Një hulumtim i ri i bërë për përfitimet shëndetësore të gjumit kanë dhënë përgjigjen përfundimtare. Rezultatet tregojnë se dremitjet gjatë ditës mund të jenë të dobishme për trurin.

Studimi i botuar në revistën “Sleep Health” zbuloi një lidhje modeste midis dremitjes së zakonshme dhe vëllimit të përgjithshëm të trurit.

Studiuesit morën nga “Biobank” në Mbretërinë e Bashkuar një grup të dhënash të zgjeruara me mbi 500.000 të rritur të moshës ndërmjet 40 – 69 vjeç.

Duke përdorur një metodë të quajtur “Randomizimi Mendelian”, ata analizuan lidhjen midis shprehive të përditshme të gjumit të pjesëmarrësve dhe markerëve të trurit të tyre, si vëllimi i hipokampusit, koha e reagimit, kujtesa vizuale dhe vëllimi total i trurit.

Hulumtuesit zbuluan se dremitja gjatë ditës kishte një vëllim më të madh të trurit, i cili është thelbësor për shëndetin e përgjithshëm të trurit.

Vëllimi më i madh total i trurit lidhet me një rrezik të reduktuar të vdekshmërisë. Me kalimin e moshës, vëllimi i trurit tenton të ulet, por qëllimi është ta ngadalësojmë atë proces.

Prej kohësh dihet se një gjumë i mirë i natës mund të ndihmojë në mbrojtjen e trurit nga përkeqësimi, dhe ky studim i ri sugjeron se edhe një sy gjumë i shkurtër gjatë ditës mund të ndihmojë në arritjen e këtij qëllimi.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se dremitja gjithashtu mund ta rritë funksionin kognitiv dhe t’ju ndihmojë të ndiheni më energjikë gjatë ditës, duke e bërë atë një zakon edhe më produktiv.