Basha mbledh Kryesinë e PD-së, ja emrat që e bojkotuan

Mbrëmjen e se të dieles kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi kryesinë. Kjo mbledhje ka ardhur vetëm një ditë pas punimeve të Kuvendit Kombëtar ku u miratuan ndryshimet e statutit.

Burime për mediet bëjnë me dije se në këtë mbledhje nga 30 anëtarë morën pjesë vetëm 14 prej tyre: Lulzim Basha, Arbi Agalliu, Mirela Karabina, Taulant Zeneli, Endri Hasa, Kreshnik Çollaku, Roland Bejko, Gentian Gaba, Fitim Zekthi, Indrit Sefa, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi, Taulanda Jupi dhe Orjola Pampuri.

Ndërkohë, 5 anëtarët e tjerë, Agron Kapllanaj, Jemin Gjana, Merita Bakiu, Enkelejd Alibeaj dhe Flutura Açka, morën pjesë në mbledhje online.

Ndërsa refuzuan të merrnin pjesë: Gazmend Bardhi, Dhurata Çupi, Jonila Godole, Helidon Bushati, Juela Hamati, Xhemajl Gjunkshi, Dashnor Sula dhe Saimir Korreshi.