Rreth dy javë i shtruar në spital, lajm i mirë për shëndetin e Fatos Nanos

Pas rreth dy javësh në spital, gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano është përmirësuar. Mësohet se lideri historik i PS ka dalë nga tubimi dhe gjendja e tij është e qëndrueshme.

Për t’i lehtësuar furnizimin me oksigjen, mjekët i kanë bërë hapje kirurgjikale të trakesë ku kanë vendosur një tub plastik në fyt. Nano vuan nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK.

Kjo patologji që prek mushkëritë dhe karakterizohet nga një ngushtim i rrugëve respiratore me pasojë kryesore vështirësinë e furnizimit me oksigjen.

Nano u shoqërua me ambulancë nga shtëpia e tij për në spital të enjten e 24 gushtit 2023, pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen.