BE jep goditjen e rëndë/ Sanksionon gjashtë persona, zbulohet arsyeja

Këshilli i BE-së njoftoi të premten sanksione shtesë ndaj gjashtë personave për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në lidhje me veprimet e tyre ndaj anëtarëve të grupeve etnike në Krime, raporton Reuters.

Të përfshirë janë prokurorë dhe gjyqtarë aktivë në gjykatat e krijuara nga forca pushtuese ruse në Krime, të cilët luajtën një rol në dhënien e një dënimi me burg një gazetari që i përket komunitetit tatar të Krimesë.

Gjithashtu sankisione janë vendosur edhe për dy anëtarë të Shërbimit Federal të Sigurisë të Federatës Ruse (FSB) të cilët ose morën pjesë në torturimin e gazetarit ose morën pjesë në hetimin kundër tij.