Shikoni direkt zonat e përmbytura në Greqi, ja çfarë po ndodh në terren(Harta live)

739 mijë hektarë janë përmbytur nga uji për shkak të shirave të ditëve të fundit në Greqi.

Autoritetet kanë të qartë dramën e shkaktuar nga uji dhe shtrirjen e përmbytjes, por ende nuk dihet dëmi material që ka shkaktuar.

Në hartën interaktive më poshtë mund të shihni dimensionin real të tragjedisë në Greqi.

SHIHNI HARTEN LIVE

Ndërkohë prej disa ditësh vijojnë operacionet e shpëtimit duke nxjerrë nga zonat e përmbytura mijëra banorë dhe kafshë shtëpiake. /albeu.com