Mbledhja e Këshillit Kombëtar nga Basha, cilat janë propozimet për Sekretarin e Përgjithshëm dhe nënkryetarë të PD

Sot kryetari i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur Këshillin Kombëtar.

Mësohet se përveç se do të konstituohet, Këshilli Kombëtar do të zgjidhë edhe Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët, sekretariatet dhe kryesinë e PD-së.

Deri më tani flitet që Enkelejd Alibeaj do të zëvendësoje Gazment Bardhin. Ndërsa për nënkryetarë përfliten emrat e Roland Bejkos dhe Flutura Açkës.

Kujtojmë se, nnë Kuvendin Kombëtar Basha mori vendim për ndryshimin e statutit të PD-së sipas të cilit kreu i grupit Parlamentar është kryetari i Partisë Demokratike. Në këtë mënyrë Basha shkarkoi Bardhin nga posti i kreut të grupit parlamentar.