Parashikimi i motit/ Java nis me kthjellime dhe kalime vranësirash, temperaturat pritet të shkojnë deri në …

Territori sqiptar në pjesën e parë të ditës do të jetë me intervale me kthjellime në ultësirën perëndimore dhe kalime vranësirash në zonat malore, ku të dukshme vranësirat do të jenë në veri të vendit.

Por pas mesdite parashikohet që vranësirat të shfaqen në të gjithë territorin, të cilat pritet që më të theksuara të jenë gjatë mbrëmjes dhe natës vonë kryesisht në zonat Veriperëndimore.

Ndërsa në zonat Jugore dhe Juglindore do të ketë më pak vranësira. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Temperaturat parashikohen:

Parashikimi i motit/ Java nis me kthjellime dhe kalime vranësirash,

Kosova

Masat ajrore të qëndrueshme që po diktojnë kushtet e motit në Ballkanin Jugore po ndikojnë në kushtet atmosferike të Kosovës, duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.

Pritet që kthjellimet të jenë më prezente gjatë paradites në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa orët vijuese sjellin shtim graual të vranësirave në të gjithë territorin.