Kush është? Publikoi foton me një mashkull misterioz, pas pak minutash Fjolla bën veprimin urgjent

Pas një periudhe të rëndë emocionale duket se këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, ka gjetur sërish dashurinë.

Këtë e ka zbuluar vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo ka ndarë me ndjekësit një foto në “Instastory” ku shfaqet krah një mashkulli misterioz.

“My baby”, ka shkruar Fjolla bashkëngjitur me foton që menjëherë ka marrë gjithë vëmendjen.

Ajo shihet me partnerin e ri, në një ambient të zbukuruar me tullumbace. Por, kjo foto u fshi nga ajo pak minuta më pas.

Kujtojmë se Fjolla pak javë më parë ka dalë nga spitali ku ishte shtruar për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.