Bledi Çuçi: Do të ndryshojmë reformën në drejtësi!

Partia Socialiste do të ndryshojë reformën në drejtësi vetëm 7 vite pasi u miratua. Kryetari i grupit të PS-së, Bledi Çuçi deklaroi sot se po diskutohet me partnerët dhe shumë shpejt drafti do të dërgohet në Kuvend. Ende nuk dihet se cilat pika do të preken.

“Kemi formuluar disa amendamente. Do të preken pothuajse të gjitha ligjet e drejtësisë së re. Kemi formuluar disa amendamente. Tani po diskutojmë me partnerët. Po punojmë me deputetë të të dy krahëve.

Me të arritur në një draft përfundimtar do të fillojmë diskutimin më të gjerë për ta futur në parlament për ta miratuar brenda këtij sesioni. Duhet të modifikojmë disa gjëra që kanë lindur gjatë rrugës” tha Çuçi.