Avokatët e Encës: Hashashin e mbolli për kuriozitet!

Ruensa Haxhia e njohur me emrin Enca në tregun muzikor, u kap para dy ditësh pasi në shtëpinë e saj iu gjetën vazo të mbjella me kanabis. Droga iu konstatua në oborrin e banesës së saj në Lundër, saktësisht 5 rrënjë.

Pas kontrollit nga policia dh gjetjes së drogës, Enca e cila ishte nën shoqërinë e të dashurit të saj, u arrestua. Pas prangosjes, sot Gjykata e Tiranës liroi nga paraburgimi Encën, teksa ndërroi masën e sigurisë nga ‘burg’ në ‘detyrim paraqitje’.

Ndërkohë avokatët pretendojnë se kontrolli i banesës së këngëtares ishte i paligjshëm, ndërsa shtojnë se Enca, 5 rrënjët e kanabisit i kishte mbjellë për kuriozitet, teksa Enca ka pranuar para policisë se kanabisin e kishte për përdorim vetjak.