Plas keq në Kuvend/ Bardhi vrapon drejt foltores, Lindita Nikolla “kërcënon” truprojat: Garda dëgjoni apo…

Një moment tensioni dhe debati ka ndodhur ditën e sotem në Kuvend mes Lindita Nikollës dhe Gazment Bardhit dhe shkak është bërë një letër e dërguar nga ky i fundit.

Teksa Nikolla ishte duke lexuar letrën e Bardhit, ai u ngrit nga vendi i tij duke iu drejtuar me shpejtësi foltores.

Shihet menjëherë Garda e Republikës që bllokon Gazment Bardhin, teksa Nikolla ka kërkuar qetësim dhe neutralizim të situatës.

Pas disa thirrjesh Nikolla i është drejtuar Gardës me “kërcënim”: Garda dëgjoni apo…?