Aksidenti fatal në aksin Tiranë-Durrës që i mori jetën 35-vjeçares, arrestohet drejtuesi i mjetit

Një 35-vjeçare ka ndërruar jetë në spital pasi u përplas nga një automjet në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Policia bën me dije se sot është vënë në pranga shoferi, një 27-vjeçar, ndërsa vijojnë punimet për sqarimin e rrethanave.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin O. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ka aksidentuar shtetasen M. S., 35 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë më pas, në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.