LAJM I FUNDIT/ Arrestohet në Dubai Amant Josifi, ish-këshilltari i Olta Xhaçkës

Amant Josifi, ish-këshilltari i Olta Xhaçkës është arrestuar në Dubai, raporton News24. Josifi ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle për mashtrim me anë të Call Centerave.

Kujtojmë se më 8 dhe 9 nëntor 2022, në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit bastisi 6 qendra thirrjesh telefonike në Shqipëri të lidhura me “Milton Group” dhe arrestoi 4 të dyshuar.

Ndërkohë, nga hetimet rezultoi se këto qendra janë në pronësi të tre kompanive të lidhura me biznesmenin Amant Josifi, një ish-këshilltar politik i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka gjatë kohë që ajo drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes.