Sekreti i pabesueshëm mbi tubin e Pringles dhe shpikësit të tij

Fredric J. Baur ishte një kimist organik dhe ekspert i ruajtjes së ushqimit. Ai ka punuar për P&G në zhvillim, kërkim dhe kontroll të cilësisë.

Kur Baur krijoi tubin e famshëm për Pringles, ai nuk u vlerësua shumë: njerëzit dukej se e hiqnin kënaqësinë e kërkimit të patateve të skuqura më të mëdha, ose atyre me format më të çuditshme.

Megjithatë, pas ca kohësh, ideja e Baur-it doli e suksesshme dhe tubi Pringles u bë i njohur botërisht. Shpikësi ishte aq entuziast sa filloi t’u kërkonte fëmijëve të tij, në vitet ’80, që të ruanin hirin e tij në një nga tubat e famshëm.

Kështu, kur ai ndërroi jetë më 4 maj 2008, pak para ditëlindjes së tij të 90-të, fëmijët e tij menduan se ishte koha për të përmbushur dëshirën e tij: rrugës për në varrim ndaluan për të blerë një kavanoz Pringles, atë të kuqin, shije origjinalee.

Një pjesë e hirit të tij përfundoi në tub, ndërsa pjesa tjetër u nda në një vazo tradicionale (më vonë u rivarros së bashku me tubin); një pjesë tjetër shkoi te një nip i tij.