‘Ta kam hequr vizën si njeri’, plas keq debati mes Amosit dhe Luizit

Mbrëmjen e sotme ka plasur ashpër debati mes Luizit e Amosit në “Post Big Brother VIP”. Kjo pasi ky i fundit i përmendi Luizit sëmundjen.

Amosi: Shyqyr Zotit Luiz që nuk je sëmurë!

Luizi: Shyqyr Zotit që ka pasur aktorë kjo shtëpi!

Amosi: Unë vetëm aktor nuk kam qenë, ke qenë ti.

Olsa: Ti aktor absolut, je aktor brilant (drejtuar Luizit)

Amosi: Si lojtar, të heq kapelen.

Luizi: Lojtar dhe aktor ka shumë ndryshim.

Amosi: Ti ke aktruar.

Më pas debati ka agravuar teksa Luizi tha se Amosi i ka thënë brenda shtëpisë që të bëhen aleatë, por ai tha se ka qenë duke u tallur.

Amosi: E di çfarë do të thotë shtyllë kurrizore? Unë ça kam bërë e kam mbajtur përgjegjësinë vetë, ti ça s’ke bërë dhe ke thënë në kuadër të lojës. Unë nuk fshihem vëlla. Unë kam ngrënë të shara nga ndjekësit e tu që ty nuk ta merr mendja. Këta njerëz që të ndjekin ty.

Luizi: Pse? Amosi: Pyeti ti se janë ndjekësit tu.

Luizi: Unë iu kam thënë atyre të të shajnë?

Amosi: Thjesht po të them kush të ndjek. Si lojtar të heq kapelen, si njeri është tjetër muhabet.

Luizi: Unë si njeri ta kam hequr vizën qëkur Amos: Është reciproke.