Kryeministri Rama paralajmëron ndryshime në qeveri: Prisni edhe pak!

Kryeministri Edi Rama gjatë një konferencë me gazetarët nuk përjashtoi mundësinë e ndryshimeve në qeveri.

Ai njoftoi se shumë shpejt do të mblidhet asambleja e PS dhe ato do të merreni disa vendime të rëndësishme.

“Duhet të prisni edhe pak ditë, sepse asambleja do të mblidhet pas pak ditë. Mos u ndiko nga këto thashetheme që janë për nën çadrën e plazhit dhe jo për të humbur kohë në godinën e qeverisë”, tha Rama.