Aksident në vend/ Makina përplaset me bordurën dhe del nga rruga, plagosen turistët

Një aksident ka ndodhur pas mesnatës pranë rrethrrotullimit në Thumanë. Sipas informacioneve praprake mësohet se ngjarja është regjistruar rreth orës dy të mëngjessit ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën anësore.

Në mjetin e aksidentuar ndodheshin dy turistë të huaj të cilët fatmirësisht shpëtuan për mrekulli. Ata menjëherë u nisën drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë dhe mungesa e ndriçimit.