Thaçi del para Gjykatës, Rama: A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin drejt lirisë? Dikur u cilësua nga Biden si “George Washington” i Kosovës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar vetëm pak ditë para se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të dalë në gjyq për krime lufte ditën e hënë.

Përmes një postimi në “Twitter”, Rama ngriti pyetjen se nëse mund të konsiderohen kriminelë ata persona të cilët kanë dërguar vendin e tyre drejt lirisë.

Gjithashtu kreu i qeverisë ka përmendur edhe faktinse dikur vetë presidenti amerikan Joe Biden e ka konsideruar Thaçin si George Washington i Kosovës.

“A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë kundër regjimeve brutale? Është një mendim shqetësues, veçanërisht duke pasur parasysh se njeriu në këtë foto dikur u përshëndet si George Washington i Kosovës nga vetë Joe Biden!”, shkroi Rama në Twitter.

https://t.co/w5sEiAI8Nc