“Flasim”, Rama gati të nisë podcastin e tij dhe sfidon kundërshtarët: I ftoj të jenë pjesë, do jemi aty ku nuk shkon syri i vëmendjes publike

Pak ditë më parë kryeministsri Edi Rama njoftoi se së shpejti do të ketë gati podcastin për të zhvilluar biseda me personazhe të ndryshme.

Sot me anë të një postimi në rrjetet sociale ka dhënë edhe më shumë detaje në lidhje me këtë podcast që do të quhet “Flasim”.

Kreu i qeverisë bën me dije se do të ketë të ftuar artistë, politikanë, personazhe të skenës, teksa thotë se edhe kundërshtarë nëse pranojnë ftesën.

“Flasim, është një ekperiencë e re për mua dhe ju. Flasim është Podcasti im, i menduar për të folur lirshëm në praninë tuaj me njerëz të njohur apo të panjohur. Personaazhe të skenës, politikës, artit, kulturës, medias, shqiptarë, të huaj miqësor ose jo ndaj meje, por edhe protagonistë të jetës shqiptare aty ku nuk hyjnë sytë e vëmendjes publike, madje edhe kundërshtar pse jo nëse pranojnë ndonjëherë pse jo” dëgjohet të thotë Rama në video.