Zgjedhjet e 14 Majit/ Ilir Meta: Korça e ka shumë të lehtë për të bërë ndryshimin, do votojë dy herë numrin 1

Kryetar i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë sot me një grup të rinjsh nga Korça, ku ka dhënë mesazhin e tij për të votuar për kandidaten e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ledina Aliolli.

Meta shprehet në mesazhin e tij se Korça e ka shumë të lehtë për të bërë ndryshimin më 14 maj sepse do votojë dy herë numrin 1, për këshillat bashkiakë dhe për kryetare të bashkisë Ledina Aliollin.

“Përshëndetje nga Korça, e cila e ka shumë të lehtë për të bërë ndryshimin më 14 maj sepse do të votojë dy herë numrin 1. Do votojë numrin 1, koalicionin “Bashkë fitojmë” për Këshillat Bashkiake dhe pa asnjë diskutim do të votojë numrin 1 për kryebashkiake të Korçës Ledina Aliolli. Një ditë të mbarë miq nga Korça e Ndryshimit. Bashkë Fitojmë”

https://www.facebook.com/watch/?v=769478647896979